Gjyqtarеt
ActionsGjyqtarеt
Kryetari
CV e Kryetarit
Gjyqtar Besa Ademi
Arsim:
E lindur më 23.1.1964 në Shkup. Jeton në Shkup. I përket kombësisë shqiptare. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup 1990. Provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 08.4.1993.
Përvoja e punës:
Më 15.12.1990 ka filluar të punojë si stazhiere – vullnetare në Gjykatën e Qarkut të atëhershëm Shkup, më 08.2.1994 ka qenë bashkëpunëtore profesionale në të njëjtën gjykatë. Në periudhën nga 09.12.1999 deri më 14.6.2004 ka punuar si zëvendëse e Prokurorit publik të RM në Prokurorinë publike të RM. Më 15.6.2004 me vendim për zgjedhje 07-2592/1 (G. zyrtare e RM nr.38/04 nga 17.6.2004) zgjidhet gjyqtare në Gjykatën e apelit Shkup, ku punon sipas lëndëve në sektorin civil. Më 07.7.2009 zgjidhet gjyqtare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Ka njohuri solide të gjuhës angleze. Ka përvojë të punës me kompjuterë në Word. Është anëtare e komisionit për provimin e jurisprudencës.
Më 12.02.2021 me vendim me nr.09 – 309/1 nga ana e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur për Kryetare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më 12.03.2021 Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dha deklaratë solemne para Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjyqtarët
Gjyqtar Nake Georgiev
Gjyqtar Nake Georgiev
Arsim:
Ka lindur më 13.6.1963 në Strumicë.
Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Manastir më 07.7.1987.
Provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 10.12.1990.
Përvoja e punës:
Më 08.10.1987 punësohet në OPSH Sanatoriumin natyror dhe rehabilitim mjekësor Banja Bansko – Bansko.
Më 24.9.1997 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës themelore Strumicë, ndërsa më 15.6.2004 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës së apelit Shtip.
Punon si gjyqtarë i sferës civile.
Më 23.11.2017 përzgjidhet Kryetarë i Gjykatës së apelit në Shtip.
Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr.09-291/1 nga 07.02.2020 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë.