Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me paraqitje përshëndetëse në prezantimin e Analizës funksionale për gjykatat themelore
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me paraqitje përshëndetëse në prezantimin e Analizës funksionale për gjykatat themelore
Në paraqitjen e saj, kryetarja Ademi, theksoi kuptimin e analizës funksionale që promovon qasje më efikase të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet transparencës së zmadhuar të punës së gjykatave me qëllim për tu përforcuar besimi i opinionit në gjyqësinë.
“Analizat e përgatitura funksionale na e japin pasqyrën e madhe që është më se e nevojshme për krijimin e vendimeve adekuate dhe të qëndrueshme, që definohen në tri qëllimet vijuese. Qëllimi i parë është që të sigurohet realizimi i kompetencave kushtetuese nga ana e gjykatave, qëllimi i dytë është që të sigurohen kushtet për zbatimin e drejtësisë efikase, efektive dhe ekonomike dhe qëllimi i tretë dhe më i rëndësishëm – qytetarët të ndjehen të drejtë, të sigurt dhe të kenë drejtësi të parashikueshme në jetën e përditshme”, përfundoi kryetarja Ademi.