Përfaqësues nga Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë në takim pune për harmonizimin e praktikës gjyqësore [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Përfaqësues nga Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë në takim pune për harmonizimin e praktikës gjyqësore

 |  6 Tet 2021
Përfaqësues nga Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të kryetares së Sektorit të praktikës gjyqësore, gjyqtarja Mr. Snezhana Bajllozova, kryetarja e Sektorit të veprave penale, gjyqtarja Cvetanka Periq dhe zëvendësi i kryetarit të veprave civile, gjyqtari Shpend Devaja, më 06 tetor 2021, me ftesë të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik Pavel Shatev, morën pjesë në takim pune me përfaqësues të gjykatave të apelit për harmonizimin e praktikës gjyqësore.

Në këtë takim pune, u shqyrtuan çështje kontestuese juridike të gjykatave të apelit nga sfera civile dhe penale dhe vendime referente, me qëllim për përputhshmërinë e qëndrimeve në drejtim të harmonizimit të praktikës gjyqësore.

Kryetarët e sektorëve të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksuan se çështjet e parashtruara juridike nga sfera civile dhe penale do të shqyrtohen në seanca të sektorëve në drejtim për përmirësimin konsekuent të praktikës gjyqësore, për shkak se praktika gjyqësore e paraparë dhe e përshtatshme është parakusht për sigurimin e sigurisë juridike, sundimin e të drejtës dhe rritjen e besimit të qytetarëve në punën e gjykatave.     

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_