Njoftim për publikun
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për publikun
Njoftim për opinionin
|
7 Pri 2021
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 07.04.2021 (e mërkurë), mbajti Seancë të përgjithshme, në të cilën u propozua dhe u pranua rendi i ditës si vijon:
- Shqyrtimi për iniciativën e parashtruar nga Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për përcaktim të qëndrimit parimor lidhur me mënyrën e veprimit me lëndët nga të gjitha sferat, për të cilat gjykata e përbërë nga këshilli, pas këshillimit dhe të votimit ka marrë vendim, ndërsa pas kësaj kryetarit të këshillit ose anëtarit të këshillit i pushon funksioni gjyqtar sipas nenit 73 të Ligjit për gjykatat ose është shkarkuar në bazë të nenit 74 të këtij Ligji.
- Dhënia e mendimit për propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal të dorëzuar nga Ministria e drejtësisë.
Pas seancës së mbajtur lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, Seanca e përgjithshme e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi vendim për përgatitje të planit për qëndrim parimor.
Seanca e përgjithshme lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës dha mendim pozitiv për tekstin e propozim Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, me shënime të cilat do të dorëzohen në Ministrinë e Drejtësisë.