Paraqitja përshëndetëse e Kryetares së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Besa Ademi, me rastin e Ditës së jurisprudencës – 31 mars [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Paraqitja përshëndetëse e Kryetares së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Besa Ademi, me rastin e Ditës së jurisprudencës – 31 mars

Njoftim për opinionin  |  30 Mar 2021
Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Besa Ademi, me rastin e Ditës së jurisprudencës – 31 mars, me fjalë përshëndetëse iu drejtua Akademisë solemne të organizuar nga ana e Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbështetje të Misionit të OSBE – së, në Shkup.

 Në paraqitjen e saj, Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi nevojën për ndërtimin dhe mbajtjen e vazhdueshme të sistemit gjyqësor në mënyrë efikase dhe bashkëkohore, për gjykata efikase dhe të pavarura, si dhe nevojën për respektimin e pavarësisë së gjyqtarit, por edhe ushtrimin profesional dhe me përgjegjësi të funksionit të gjyqtarit, për kujdesin e integritetit gjyqësor dhe profesionalizmin e lartë, të cilat janë bazë e sigurt për kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësi, për sigurimin e sigurisë juridike dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive demokratike të njerëzve. 

Në fund, nga paraqitja përshëndetëse Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Besa Ademi, shprehu urime me rastin e ditës së shënimit të gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut - 31 mars.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_