Takim me ambasadorin Samuel Zhbogar, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim me ambasadorin Samuel Zhbogar, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Njoftim për opinionin
|
21 Tet 2019
UD Kryetari i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mr Faik Arsllani, në lokalet e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 17 Tetor 2019, realizoi takim me ambasadorin Samuel Zhbogar, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim, u bisedua për situatat në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për çështjet e mungesës me gjyqtarë dhe kuadër profesional administrativ. U diskutua edhe për reformat aktuale në pjesën e plotësimit të aktiviteteve të parapara me Strategjinë për reforma të sektorit juridik me plan aksionar.
Bashkëbiseduesit shprehën falënderim për takimin e mbajtur.