Njoftim nga Seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga Seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile

Njoftim për opinionin  |  29 Sht 2021
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 29.09.2021 (e mërkurë), mbajti Seancë elektronike, të Sektorit të veprave civile përmes platformës ZOOM, në të cilën u propozua dhe u miratua:

R E N D I  I  D I T Ë S

 

1. Aprovimi i procesverbalit nga Seanca e Sektorit të veprave civile, të datës 14.07.2021;

2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile, për muajin qershor dhe korrik të vitit 2021;

3. Shqyrtimi i kërkesës së parashtruesit avokat Dragi Metodiev nga Shkupi, për miratim të mendimit juridik për çështjet: Nëse është e lejuar që të paditurit dhe debitorët, ndaj të cilëve është miratuar Aktvendim për masë të përkohshme nga gjykatë kompetente, e cila zgjat deri në plotfuqishmërinë e përfundimit të procedurës, dhe me të cilën u ndalohet të shesin, tjetërsojnë, të kërkojnë dorëzim në posedim, dhënie me qira ose në çfarëdo lloj mënyre tjetër të disponojnë me pronë të patundshme të evidentuar në certifikatën konkrete të pasurisë, ku të njëjtët janë të evidentuar; Nëse Noteri si përfaqësues i gjykatës ka obligim ligjor të kujdeset me detyrë zyrtare për shënimin që është vendosur në certifikatën e pasurisë (aktvendimin për masën e përkohshme) dhe i njëjti të përmbahet nga regjistrimi i solemnizimit të dokumentit në certifikatën e pasurisë derisa zgjat procedura gjyqësore me aktvendimin e miratuar për masën e përkohshme dhe i njëjti mos ta ngarkojë lëndën konkrete; dhe Nëse zbatimi i marrëveshjeve të këtilla nga ana e Noterit në certifikatën konkrete të pasurisë dhe përfundimin dhe realizimin e kërkesave në para, të theksuara në vet marrëveshjet nga ana e përmbaruesit, sjell deri në formimin e pasigurisë së caktuar juridike te paditësi dhe kreditori;

4. Shqyrtimi i aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njerëzve në Strasburg në rastin Prodanov kundër Maqedonisë së Veriut, aplikimi nr.73087/12 nga 10.06.2021, Rekomandimin e Byrosë për përfaqësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në gjykatën për të drejtat e njeriut, në lidhje me shkresën e Sektorit të veprave civile SPR.nr.18/21;

5. Shqyrtimi i kërkesës për miratimin e mendimit juridik të parashtruar nga Marin dhe Desanka Çedevski nga Gostivari, përmes autorizuesit Ljupço Llazareski, avokat nga Gostivari, për sentencë të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me aktgjykimin e miratuar Rev2.320/2017 nga 22.06.2018;

6. Shqyrtimi dhe konstatimi i sentencës për lëndën:

- Rev1.nr.473/18;           

7.  Të ndryshme;

 

Në seancë u miratuan:          

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, u aprovua Procesverbali nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 14.07.2021;

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, u aprovua Raporti për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin qershor dhe korrik të vitit 2021;

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, Sektori nxori konkluzion se nuk ka bazë për miratim të mendimit juridik për çështjet konkrete juridike;

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, Sektori nxori konkluzion se nevojitet që në seancën e ardhshme të shqyrtohet sipas rekomandimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njerëzve në Strasburg;

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, Sektori nxori konkluzion se nuk ka bazë për tu miratuar mendim juridik për sentencë veç më të miratuar;

Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, sentenca e lëndës Rev1.nr.473/18 është tërhequr;

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_