Njoftim për publikun
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për publikun
Në këtë takim, u diskutua për tema aktuale dhe çështje në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës supreme dhe Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike. Kryetarja Ademi, u njoftua për projektet aktuale të Qendrës, e posaçërisht për analizat funksionale të gjykatave themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do të prezantohen në tetor të vitit 2021.
Të pranishmit, diskutuan për hapat dhe aktivitetet vijuese nga sfera e projektit Gjyqësi e hapur, si pjesë e Iniciativës globale të Partneritetit të qeverisjes së hapur për pushtet gjyqësor transparent.
Në suaza të takimit, është biseduar edhe për sigurimin e mbështetjes gjatë miratimit të Rregullores së re për punën e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për përpunimin dhe publikimin e Përmbledhjes së vendimeve gjyqësore.